“…pushteti i gjithë botës nuk mund ta bëjë të të dojë, dikë që të urren. Mund ta kthejë një armik në skllav, por jo në mik. As gjithë pushteti i botës, nuk mund ta shndërrojë një fanatik në mendjehapur….pushteti ka forcën për ta parandaluar hëpërhë asgjësimin, me kusht që të kujtojmë gjithnjë, në çdo çast se ai nuk mund të rregullojë dhe nuk mund të zgjidhë asgjë.
(Shkëputur nga romani “Juda”)
ObserverKult
Lexo edhe:
AMOS OZ: MIQËSIA MES GRUAS E BURRIT ËSHTË E RRALLË…
Nga: Amos Oz
“…Ekzistojnë shumë gra të cilat tërhiqen nga burrat tiranik, ashtu sikur insektet pas flakës. Por ekzistojnë gjithashtu disa gra të cilat s’kanë nevojë për hero e madje as për ndonjë dashnor të stuhishëm, por vetëm për një mik.
Rri larg të dashurëve tiranik dhe tento ta gjesh atë që është duke e kërkuar një burrë si shok, jo sepse ato janë duke e ndjer veten të zbrazët, por sepse e shijojnë ndjenjën kur të plotësojnë edhe ty gjithashtu.
Mos harro se miqësia mes gruas dhe burrit është shumë më e çmuar dhe më e rrallë se sa dashuria: në fakt, dashuria është mjaft e ngathët kur krahasohet me miqësinë.
Miqësia përfshin një masë të ndjeshmërisë, vëmendjes, zemërgjerësis dhe një sens të hollë të akorduar të përmbajtjes…”
*Titulli i origjinalit: “Gratë, dashuria dhe miqësia”
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult