Amos Zaharia përfshihet në aksident: “O Zot faleminderit, shpëtova…”

Në ngjarjen e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ishte i përfshirë aktori Amos Zaharia së bashku me familjen e tij sipas asaj që shkruan ai.

Pas kësaj ndodhie vetë aktori ka reaguar nëpërmjet disa statuseve në Instagram, ku falënderon Zotin që shpëtoi dhe nuk pati pasoja të rënda.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar dhe Amos Zaharia nuk ka pësuar dëmtime. Po ashtu familja e tij që duket në rregull dhe gëzon shëndet të plotë, fatmirësisht, transmeton ‘revista ai’.

Ai gjithashtu ka folur pas aksdentit që mund të kishte rezultuar me pasoja të papëlqyeshme dhe që nuk do të ishin aspak të mira për të e familjen e tij të dashur për ne.

“Automjeti fluturoi sipër automjetit tim. Po të kisha qenë dy metra prapa do të kishte qenë një tragjedi për familjen time. Më ka ruajtur Zoti”- tha ai.


Lexo edhe:

“VIKTOR GJIKA MË BËRI TË QAJ, MË QETËSOI SANDËR PROSI”– YLLKA MUJO TREGON PRAPASKENAT

Në rolin e parë do të duhej të qante. Por aktrimi do të ishte një nga gëzimet më të mëdha në jetën e aktores me një galeri të pasur rolesh, si në skenë dhe në ekran. Në një intervistë dhënë kohë më parë për emisionin “Përballë” të autores Ornela Islami, i transmetuar në “Dixhitalb”, Yllka Mujo rrëfen momentet më të rëndësishme. Që kanë shënjuar rrugëtimin artistik.

Kontakti i parë me skenën për Yllka Mujon ka nisur që në moshën 8-vjeçare. Moment kur ajo thotë se u pranua nga Tonin Harapi, si soliste dhe këngëtare në Pallatin e Pionierëve. Ëndrra e saj për t’u bërë aktore u nxit dhe nga babai saj. I cili në rininë e hershme kishte dashur edhe vetë që të bëhej aktor, por nuk mundi. Ëndrrën e parealizuar, babai e nxiti tek e bija, e cila e realizoi duke u bërë jo vetëm një aktore. Por një nga më të suksesshmet në Shqipëri.

Në rrëfimin e saj, Yllka Mujo tregon lidhjen me skenën, kontaktin e parë me një sheshxhirim. Daljen e parë përpara kamerës, peripecitë për të arritur suksesin, luajtjen përkrahë vëllait të saj në filmin “Malet me blerim mbuluar”. Si dhe lidhjen personale me Donaldin. Aktorin që luan rolin e Taulantit te filmi “Taulanti kërkon një motër”….

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU