Amy Lowell: Kur jam me ty…

me puthje

Ti je akull dhe zjarr,
prekja jote m’i djeg duart si dëborë.
Ti je e ftohtë dhe flakërimë.
Ti je e kuqja e zjarrtë e zambakut amarilis,
e argjendta e manjolave të prekura nga hëna.
Kur jam me ty,
zemra ime është një pellg i ngrirë,
që vegullon nga pishtarët dritëluhatur.

*Titulli i origjinalit: “Opal (gur i çmuar)”

Përktheu: Irena Dono

LEXO EDHE: Christina Rossetti: Rri e qetë zemra ime e thyer