Andi Bejtja: “Kur e dashura vjen nga deti”

Poezi nga Andi Bejtja

Humbi dielli në kaosin e reve
Sikur lëvrijnë
Flokët e skulpturës së një vajze
Nga era, që largoi zogjtë
Prej tempullit të dashuruar me rërën
“U ngritën dallgët, u ngritën dallgët!”
Ne ngjajmë me fëmijët e trembur
në gjumë
Fjalët e pa thëna të qindra guaskave
dëgjojmë
Dhe pse kujtojmë një kohë të lashtë
Dhe pse presim,
Që e dashura të na vijë nga deti?

ObserverKult

——————————–

LEXO EDHE: BEJTJA: KAQ TË VËSHTIRË E KENI TË RESPEKTONI DHIMBJEN E SHQIPTARËVE TË KOSOVËS?!

Unë jam nga ata që akoma vazhdoj e dëgjoj Goran Bregoviç, kryesisht pjesën e rrokut kur ishte pjesëtar i Bjello Dugme, se në atë botë të viteve 80-90 thithnim e përthithnim çdo gjë që mund të na rregullonte shijen e këngëve të realizmit socialist…

Nga Andi Bejtja

E dëgjoja pa e ditur çfarë përfaqësonte politikisht e çfarë qëndrimesh kishte, madje as sot nuk e di tamam se çfarë përfaqëson politikisht e filozofikisht…

Siç thashë mund ta dëgjoj dhe sot…por, nuk jam aq cinik dhe injorant në të njëjtën kohë e ritheksoj dhe injorant, cinik dhe pa etikë, që përshembull të më vije për vizitë një kosovar në shtëpi dhe ta vë për ta dëgjuar bashkë me të.

E pra shqiptarët e Kosovës janë vizitorë të përhershëm në shtëpinë tonë të madhe gjatë gjithë vitit e sidomos në verë, janë vizitorët më të shumtë në numër dhe sinqerisht nuk e lexoj atë “kodoshin” e Bashkisë së Korçës, qoftë dhe vetëm nisur dhe vetëm nga pikëpamja komerciale, (t’i lemë të tjerat), që duke patur këtë fluks kosovarësh, të shkojë e t’i kapë dora në një thes me këngëtarë, pikërisht këtë…duke rrezikuar në menyrë të panevojshme madje dhe festën në vetvete…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU