Çajupi: Në ç’vend kemi lerë?

mëmëdhe andon zako çajupi mban mend moj marë poezi observerkult

Në ç’vend kemi lerë?
Ku na bëjnë nderë?
-Në Shqipëri.

Po njeriu vetë,
cilë do në jetë?
-Do vend’ e tij.

Ku i duket balta
m’ë e ëmbël se mjalta?
-Në vend të tij.

Ku munt të gëzojë
dhe me nder të rrojë?
-Në Shqipëri.

Përse të punojë
dhe të lakëmojë?
-Për vend’ e tij.

ObserverKult

————————-

Lexo edhe:

ÇAJUPI: MBAN MËND, MOJ MARË?