Bislim Ahmetaj: Premtim i braktisur

bislim ahmetaj

Një unazë
Një premtim
Një tradhti dhe
Një zog lejleku
I gjeta sot të braktisura
Në një breg të harruar deti.
Mbi det shoh një lot vajze varur
N’sqepin e një pulëbardhe t’stërkequr
Që po vjen e trishtuar prej bregut tjetër.