Anekdotë popullore:
Njëri ishte i varfër e i vetëm.
Fejohet me shumë mundime i shkreti, se të varfëritë, si gjithkund, bartin peshën e rëndë të jetës.
Gëzohet shumë për fejesën dhe nis të përgatitet për pajën e nuses. Merr para hua dhe blen pambuk e sende tjera dhe ia dërgon nuses. Ço mëndafsh, lesh… e gjithfarë harxhesh që i duheshin për pajën e nusërisë.
“Ore, – i thoshin, – je pak i hollë prej takatit, ndale dorën se këto para që po i merr hua, një ditë duhet kthyer!”
– Veç le të çejzohet mirë nusja se unë punoj. Punoj e fitoj dhe, një ditë, edhe borxhet i kthej.
Zgjati kjo punë, po, nja dy vjet e tepër.
Erdhi koha. Nusja kishte bërë pajën gati. Ishte caktuar edhe ditën e dasmës, u nda vadja.
Pikërisht kur u nda edhe vadja, çohet njëri nga një katund tjetër i afërt e t’i grabitë nusen me krejt pajën e gatshme.
Ky i shkreti ra për tokë: ta vriste grabitësin, nuk ishte punë që bëhej, të shikonte për nuse tjetër – ruajna zot, se ishte i mbytur në borxhe deri në fyt.
Mbeti edhe pa nuse, edhe duhej punuar ditë e natë për t’i kthyer borxhet.
Nuk shkoi gjatë e i doli kënga:
Dikush hiq e vuj,
Dikush puth e duj!
LEXO EDHE:
Popullore: Njeriu i keq nuk bën dëm veç vetit, por krejt miletit!