Popullore: Njeriu i keq nuk i bën dëm veç vetit, por krejt miletit!

shqiptare dasmorëve po dëgjoj fjale te urta shqiptari puna
Foto ilustrim

Anekdotë popullore

Kishte qenë zakon në një vend, kur dikush bënte ndonjë punë të keqe, nuk e qortonte kush, por thoshin: “Gjithsecili berr virret n’kambë t’veta”.

Një ditë prej ditësh, njërit i mbushet kupa me ato fjalë dhe shkon e blenë një dash. E merr dashin, e pret, e rrjep dhe e varë në një lis.

Pas disa ditësh filloi mishi i dashit të qelbet dhe të kundërmoj aq shumë sa që mori erë gjthë qendra e atij vendi.
Njerëzit u mërzitën, u mblodhën, shkuan e po i thonë:
– Hiqe aq dash prej këtuhit se na more n’qafë prej erës s’keqe.

Ai u përgjigj:
– Çka po ju bën dashi? Ai është i varun n’kambë t’veta? Ju vet po thoni:

“Gjithsecili berr varet n’kambë t’veta”.
A po e shihni pra që ky dash, edhe pse i varun n’kambë t’veta, po e qelb krejt qarshinë.

Ashtu si ky, edhe njeri i keq nuk i ban dëm veç vetit, po krejt miletit!

ObserverKult

Lexo edhe:

POPULLORE: DIKUSH HIQ E VUAJ, DIKUSH PUTH E DUAJ!

Njëri ishte i varfër e i vetëm.
      Fejohet me shumë mundime i shkreti, se të varfëritë, si gjithkund, bartin peshën e rëndë të jetës.
      Gëzohet shumë për fejesën dhe nis të përgatitet për pajën e nuses. Merr para hua dhe blen pambuk e sende tjera dhe ia dërgon nuses. Ço mëndafsh, lesh… e gjithfarë harxhesh që i duheshin për pajën e nusërisë.
      “Ore, – i thoshin, – je pak i hollë prej takatit, ndale dorën se këto para që po i merr hua, një ditë duhet kthyer!”
       – Veç le të çejzohet mirë nusja se unë punoj. Punoj e fitoj dhe, një ditë, edhe borxhet i kthej.
      Zgjati kjo punë, po, nja dy vjet e tepër.
      Erdhi koha. Nusja kishte bërë pajën gati. Ishte caktuar edhe ditën e dasmës, u nda vadja.
      Pikërisht kur u nda edhe vadja, çohet njëri nga një katund tjetër i afërt e t’i grabitë nusen me krejt pajën e gatshme.
      Ky i shkreti ra për tokë: ta vriste grabitësin, nuk ishte punë që bëhej, të shikonte për nuse tjetër – ruajna zot, se ishte i mbytur në borxhe deri në fyt.
      Mbeti edhe pa nuse, edhe duhej punuar ditë e natë për t’i kthyer borxhet.
      Nuk shkoi gjatë e i doli kënga:

      Dikush hiq e vuj,
      Dikush puth e duj!