Angelina Jolie ka pikturën e vetme të Winston Churchill por e nxjerr në shitje

Angelina Jolie do të shesë pikturën e e vetme të realizuar nga ish-kryeministri britanik Winston Churchill gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ende nuk dihet sesi piktura ka përfunduar në koleksionin e aktores ndërsa çmimi i saj në ankand pritet të arrijë deri në 3.4 milionë dollarë.

Churchill pikturoi “Kulla e Xhamisë Koutoubia” në Marakesh në Marok, pasi mori pjesë në Konferencën e Casablancas në janar 1943, gjatë së cilës ai dhe ish-presidenti amerikan Franklin Roosevelt, formuan fazën tjetër të strategjisë së tyre për të mposhtur Gjermaninë naziste, transmeton ‘a2news.com’.

Vepra artistike pritet të dalë në shitje në 1 mars, ndërsa fitimet do të shkojnë për bamirësi.