Ani Çuedari & Mateus Frroku:Testament dashurie (Teksti dhe kënga)
Jeta është pasqyrë, ku veten shikojmë Sekretet e zemrës aty s’i dallojmë Jeta është pasqyrë, ku veten shikon S’ka pasqyrë, në botë, që shpirtin zbulon.
Zjarret do t’i tret, jeta në perëndim Ne do të ikim larg, e më nuk do të vijmë Por ti s’tretesh kurrë shpirt o shpirti im Si dhuratë të Zotit të lë dashurinë.
Zemra ime, çelur si lëndinë E ke një mesazh, për ata që vijnë Se ti mund të kesh mik edhe perëndinë Po nuk vlen asgjë, po s’ke dashurinë.
Jeta është pasqyrë, mister e kolazh Për njerëzit që dua e kam një mesazh Jeta është pasqyrë që gdhend mirësinë Njerëz mos harroni kurrë dashurinë.
Zjarret do t’i tret, jeta në perëndim Ne do të ikim larg, e më nuk do të vijmë Po ti s’tretesh kurrë shpirt o shpirti im, Si dhuratë të Zotit të lë dashurinë .
Zemra ime, çelur si lëndinë E ke një mesazh, për ata që vijnë Se ti mund të kesh mik dhe perëndinë Po nuk vlen asgjë, po s’ke dashurinë.