“ANI!”, libri i ri i shkrimtarit Fahredin Shehu

Shkrimtari Fahredin Shehu, në vazhdën e punës së tij kreative dhe hulumtuese shkencore mbi tridhjetëvjeçare, boton librin më të ri me titull ANI!.

Libri paraqet filozofinë kreative, estetikën dhe semantikën e punës së tij në një periudhë të gjatë krijuese duke paraqitur Artin, Epistemologjinë, Filozofinë, Publicistikën etj. në një trajtë tërësisht lehtë të absorbueshme për lexuesin.

Libri në prozë me ekscitime poetike, shtrihet nëpër kohë dhe hapësirë të një gjeografie globale ku asgjë njerëzore nuk është e huaj. I konceptuar që të ndriçoj aspekte të panjohura për lexuesin tonë, ANI! është një dritare e hapur që shfaq Nadirin dhe Horozontin e gjerë të kërkimit shpirtëror, epistemologjik dhe qenësor njerëzor.

Falë angazhimit të parezervë të profesor Musa Bushrani, në kohën kur autori ballafaqohej me telashe të rënda shëndetësore, libri është përmbledhur në një kompendium dijesh të cilat Shehu i akumuloi ndër vite dhe ndaj të cilit shpreh mirënjohjen më të thellë.

Libri është botim special i Fondit për Edukim Kulturor dhe Trashëgimi dhe ka 634 faqe dhe përmban një rezyme të krijimtarisë më se 30 vjeçare të Fahredin Shehut.

ObserverKult


Lexo edhe:

NË SHBA BOTOHET ROMANI “HOJET” I SHKRIMTARIT FAHREDIN SHEHU NË GJUHËN ANGLEZE