Anila Karapidou: Takimi me dashurinë e parë…

Ne shqiptarët kemi një thënie të bukur në gjuhën tonë. Dashuria e parë nuk harrohet kurrë. Gjithmonë kujtohet. Kush ka dashuruar për herë të parë besoj e kupton mirë se ç’dua të them.
Sa këngë janë thurur dashurisë, sa poezi janë kushtuar asaj, sa libra janë shkruajtur për të, sa rrahje zemrash kanë rrahur për të dhe sa kanë pushuar së jetuari për të.
Të tregosh për dashurinë e parë mbas 23 viteve (më kuptoni)… Është dicka e vecçntë. Ndjen sikur je në takimin e parë, në puthjen e parë, ndjen zemrën të rrahi fort, ndjen të dridhet trupi si në çastin e parë!
Dhe vetja të duket sikur je 20 vjeç!, por në të vërtetë brenda vehtes ndjen që je bërë mama. Ke ndjerë tjetër dashuri !
Dashurinë e nënës për fëmijën.
Dashurinë për jetën në vazhdim.
Jeta është ajo që na bën të duam, jeta është ajo që na bën të dashurojmë, të qajmë, të prekemi në çastet e mallëngjimit.
Jeta është ajo që na bën të rritemi përditë, jeta është ajo që na bën të kuptojmë se kemi krijuar familje, jemi bërë prindër…
Por brenda vetes ndjehemi fëmijë, ndjehemi të dashuruar, ndjehemi dhe prindër.
Kështu ndjehet çdo njeri mbas 23 vjetëve të jetes. Vite që nuk harrohen kurrë. Nuk harrohen shkallët që kemi ngjitur një e nga një, nuk harrohet shoqëria e vjetër, nuk harrohen vitet që kaluan, nuk harrohet dashuria e parë. Ajo është si vera e vjetër që e pin dhe të deh pa e kuptuar.
Dashuria është themeli i jetës që na bën të jetojmë për ditë. Eshtë themeli i jetës që kemi ngritur dhe vazhdojmë të ngrejmë për të ardhmen e femijëve tanë…
Një thënie e bukur thotë: “Pa dashuri nuk ka jetë!”
Më kujtohet edhe një thënie e një shokut tim para 20 vjetësh! Do plakemi..një ditë – do ulemi dhe do kujtojmë të kaluarën tonë, do shikojmë fotografitë që kemi në album do kujtojmë ato momente, do kujtojmë fjalët që kemi thënë.
Gjithçka do kalojë përpara syve tanë si një film i bukur që mbaron, si një këngë që këndohet dhe nuk harrohet, por mbetet në mendje gjithmonë.
Atëherë do kuptojmë se jeta është e shkurtër dhe duhet ta jetojmë me të mirat dhe të këqijat e saj, me lumturinë, hidhërimin dhe gëzimin e saj brenda saj!/ObserverKult