Lamtumirë hipokritë, harbutë e cmirëzinj
Nuk ju flas më as kur t’ju shoh në rrugë
Nuk do të ndihem aspak fajtore, e trishtë
Kur ju kam përballë më ngjallni krupë!
Lamtumirë pa fjalë, sqarime apo ndjesë
Vijmë nga botë të ndryshme e nuk ka më shpresë !…
ObserverKult
Lexo edhe:
POEZI E GËTES, PËRKTHYER NGA NOLI: LAMTUMIRË!
Lermja syrit lamtumirën,
që me gojë s’e them dot!
Lamtumira nuk durohet
dhe një burrë unë jam sot.
Në këtë orë të trishtuar
dashuria s’ëmbëlson;
është e ftohtë puthja jote,
dora jote s’më shtrengon.
Oh,dikur një puthje e fshehtë
ç’më dëfrente vetvetiu!
Ç’na gëzonin manushaqet
që në mars i mbledh njeriu!
Sot për ty s’po bëj kurorë,
s’këput trendafil të ri.
Pranvere është, Franciskë,
por për mua vjeshtë e shi.
(Përkthimi nga Fan S. Noli)
ObserverKult
Lexo edhe:
ALMA N. LIÇO: I PËRKAS BREZIT QË LEXONIM LIBRA
Ndoshta për mungesë të mjeteve të sotme mediatike apo ato të informimit publik, (që më së shumti aktualisht çorientojnë dhe keqinformojnë), ndoshta se besonim në vlerat dhe rolin e pazëvendësueshëm të tyre në terrin ku jetonim, ndoshta se ishte e vetmja mënyrë për të sfiduar deri diku censurën dhe të zhvillonim ndjenjat, intelektin, mënyrën e të menduarit jashtë klisheve të kohes.
Ishte si të thyenim prangat e propagandës, skllavërisë dhe të izolimit.
Ngjarjet, personazhët e tyre kanë shënjuar rininë tonë.
Ishin frymëmarrje ndryshe, ishin horizont, ishin shumëçka. E si mund të harrohet Anjeza e David Koperfildit, apo tre shokët e Remarkut?
Por, po aq magjike është t’u rikthehesh atyre, në një tjetër kohë, në tjetër këndvështrim, në një tjetër fokus. Eshtë rizgjim nga letargjia e viteve. Kupton se je rritur bashkë me ta, je maturuar, ke ndryshuar ashtu si ata.
Rileximi arrin te risjelle ne aktualitet cili ke qene dhe personi qe aktualisht je. Çfarë të interesonte, çfarë e ndryshme të intereson.
Është një rrugëtim brenda unit dhe evolimit të pashmangshëm të tij. Të bën të jetosh paralelisht jetën që ishe dhe atë që je.
Kush nuk e ka provuar t’iu rikthehet librave qe dikur u kanë lënë mbresa, ua rekomandoj. Nuk do mbeteni të zhgënjyer.
ObserverKult