Mëngjese baticash
Mirazhe qëndisur me xixa gazi
E xixat bëhen yj, e yjet m’verbojnë,
Tek zgjatem t’i prek … e n’gji t’i kem gjerdan.
Udhëve t’pupurta hedh n’krye duvak pranvere
E llavë rrjedh damarësh, për ty.
Në mendje m’është mbjellë një imazh
Medaljoni i shpirtit tënd!
Era jeme,
Ti që n’kopsht Edeni ma kthen kët’ dhomë.
Jeta jeme, mos ma shter forcën se gur bahem…
E kometë e tretun mbetem, kur Ti hesht!
Mbrëmjeve n’djep përkund zemrën tande
Me ninullë t’fjalëve tona.
Fytyrën time e tres ëndrrash n’vende egzotike
Ku ti gatuan ma t’hijshmen ujvarë fjalësh, o shpirt!
Lotët i groposa në lëndina zambakbardha, o shpirt!
Hanës-drapër lajm për ty i çova … o xhan!
E hana me shenja përgjigje m’çoi
Tash çdo ditë takoj diellin
E çdo mbramje me hanën shkoj.