Anila Varfi: Trishtim

-Kjo botë u shthur! O prapësi, o dreq!
Mos vallë kam lindur të të ndreq?!-
-Hamlet-

Prej kohësh me veten
Me botën, me fatin ndeshem.
Shoh trishtë e grushtat gjak m’kullojnë.

Kur i vogli njeri nis me kuptu,
se kurrgja ksaj jete, s’ paska rëndësi,
Ma fort po don me u kapë pas saj
Poshtërsisht, egërsisht, brutalisht.

Shoh kryqe që nxitojnë e shtohen çdo ditë
E ma fort këlthas se nuk du me ikë…
Ktu du me vujt e me luftu.

Mendimesh t’thella strukem:
Kjo jetë më shkoi për mirë a për dreq?!

Ta dini se ç’heq,
Diçka të ndreq!