Aktorja Anisa Ismaili ka qarë teksa ka kujtuar bisedën e fundit mbrëmë me regjisoren tashmë të ndjerë Burbuqe Berishën.
“E ka pas një jetë të vështirë dhe ka menduar që ka me mujt ma shpejt me shku në Gjermani me e bo transplantin, por ra Covidi dhe i ndryshoi planet. Por, është shumë interesant që Buqja deri në moment të fundit nuk është dorëzuar asnjëherë. Unë mbrëmë në orën 10:50 kam folur me të”, ka thënë ndër të tjera Anisa Ismaili.
Regjisorja, Burbuqe Berisha ka vdekur sot në moshën 51-vjeçare në ambientet e Ministrisë së Kulturës, ku ishte pjesë e përgatitjes së regjisë për koncertin inaugurues të Operës së Kosovës./21Media