Anita Bitri: Mos u nxito, mos u gabo (teksti dhe kënga)

18 vite më parë, diva e muzikës shqiptare, Anita Bitri ndërroi jetë bashkë me vajzën dhe të ëmën në SHBA.

Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi.

Në vitet 1980-1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Bitri filloi ta demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos.

Kënga e parë e Anitës në shkallë kombëtare titullohet “Hartimi dhe Dëbora”.

Në mesin e këngëve të saj që edhe sot e kësaj ditë dëgjohet me ëndje është edhe “Mos u nxito, mos u gabo” tekstin e së cilës e gjeni në vazhdim:

Në tren përballë u njoha me një djalë,
Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,
Po kur u ndamë të dy në stacion,
Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon.

S’kaluan shumë, vetëm disa ditë,
S’kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,
Në rrugë befas djali më takon,
Si për çudi, më thotë se më dashuron…
Ç’është kjo dashuri!

Mos u nxito, mos u gabo,
Ti zemrën time mos e kërko.
Mos u zemro, unë ty s’të mbaj mëri,
Por do të flas përherë me çiltërsi.

Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet,
Të buzëqesh, të respekton,
Nuk është e thënë se ajo të dashuron.

Të lutem djalë, mos më keqkupto,
S’jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro.
Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri,
Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë.

Nëse diku të shoh unë përsëri,
Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,
Sepse mirësjellja s’është dashuri,
Le ta mësojë, ai që nuk e di.
Ai që nuk e di.

Mos u nxito, mos u gabo,
Ti zemrën time, mos e kërko.

E përgatiti: K. B.- ObserverKult

———————

Lexo edhe:

Anita Bitri: Mos më thuaj s’më kujton, asnjëri s’do ta besoj… (teksti dhe kënga)