Anita Bitri: Nuk më duhet mëshira jote (teksti dhe kënga)

Nuk më duhet mëshira jote
më lër të qetë
dukesh sikur vjen
prej një tjetër bote
tjetër planet

Jam një vajzë
me zërin tim tregoj
dashurinë
që mua më mundoj
të besova
me zemër në çdo fjalë
të besova
me emrin tënd
jetova gjatë
ah sa shumë jetova

Kur s’më deshe
I ktheva stinët në vjeshtë
çdo gjë tonën
e vyshka në një çast
shpirtin tim
e ngrita lart në qiell
dhe e ndjeva se kam veç një jetë jo
dashurinë
çdo njeri s’e pranon, jo

Unë nuk të dua
ti më zhgënjeve
mbeti përse
a në këtë botë
ti shumë i vogël nuk di pse je.

——————————————–

LEXO EDHE: NJË RRËFIM PËR ANITA BITRIN: KUSH JA SHPËTOI JETËN KUR ISHTE FËMIJË…

Anita Bitri ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve ’90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar. Me një vokal të shkëlqyer dhe mjaft e talentuar duke rrëmbyer zemrat e publikut.

Karrierën e nisur në Shqipëri, këngëtarja shqiptare do ta vazhdonte më pas në Amerikë ku arritjet e saj do të ishin gjithmonë e më shumë në rritje. Derisa një tragjedi do të ndërpriste jetën e Anita Bitrit, si dhe të nënës dhe vajzës së saj 7-vjeçare Siborës, duke e lënë në mes jetën dhe karrierën e këngëtares shqiptare. 

Në një intervistë në “Rreze Dielli’’ shkrimtari Albert Zholi, kohë më parë rrëfeu jetën dhe karrierën e artistes shqiptare. Sipas të cilit, një rastësi fatlume bëri që Anita Bitri të zbulohej si këngëtare:

“U zbulua si talent në vitin e tretë të shkollës së mesme, kur shkolla do bënte një aktivitet të rëndësishëm përpara publikut vlonjat. Dhe ka qenë në teatrin e Vlorës, një këngëtare gocë e re atë ditë kishte dy tre këngë kryesore dhe do ishte ajo promotorja e gjithë zhvillimit të festivalit dhe gjërave të tjera që kishte në program shkolla për të dhënë përpara njerëzve.

Dhe për fat apo për rastësi ajo këngëtarja nuk vjen atë ditë dhe drejtuesi i këtij emisioni. I këtij festivali ja beson këngën Anita Bitrit dhe këtu ndodhi ajo që nuk imagjinohej, që me fillimin e këngës së parë. Atë e kthyen tre herë askush nuk e besonte dhe ajo dilte për të dhënë këngën tjetër dhe brohorisnin që të kthehej tek kënga e parë’’ u shpreh shkrimtari Zholi, për fillimin e karrierës së saj e cila do të ishte mjaft e sukseshme...

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU