Anita Bitri: Ti zemrën time mos e kërko (teksti dhe kënga)

Këngën e interpreton këngëtarja e ndjerë, Anita Bitri

Në tren përballë u njoha me një djalë,
Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,
Po kur u ndamë të dy në stacion,
Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon.

S’kaluan shumë, vetëm disa ditë,
S’kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,
Në rrugë befas djali më takon,
Si për çudi, më thotë se më dashuron…
Ç’është kjo dashuri!

Mos u nxito, mos u gabo,
Ti zemrën time mos e kërko.
Mos u zemro, unë ty s’të mbaj mëri,
Por do të flas përherë me çiltërsi.

Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet,
Të buzëqesh, të respekton,
Nuk është e thënë se ajo të dashuron.

Të lutem djalë, mos më keqkupto,
S’jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro.
Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri,
Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë.

Nëse diku të shoh unë përsëri,
Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,
Sepse mirësjellja s’është dashuri,
Le ta mësojë, ai që nuk e di.
Ai që nuk e di.

Mos u nxito, mos u gabo,
Ti zemrën time, mos e kërko.

ObserverKult

———————-

Kliko edhe:

FUNDI TRAGJIK I ANITA BITRIT: NGA ÇKA NDËRRUAN JETË ANITA, VAJZA DHE NËNA E SAJ…

Mos u nxito mos u gabo… Vajza e këndshme dhe e bukur, engjëllore përsa mund të shquhej nga shqisat, njëlloj si në fytyrë, njëlloj dhe në zë, atë çfarë i njohëm më së miri. Një apasionatë e veçantë dedikuar tingujve në tërësi, dhe këngës në veçanti.

Dashuria e parë

Madhështorja Anita Bitri, jehonë, jo e një festivali e as disave por në tërësi të të gjithave, duke mos munguar në asnjë prej tyre…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA LEXONI KËTU