Anita Take: Nuk mundem të harroj (teksti dhe kënga)

anita take
Anita Take

Nuk mundem të harroj… e këndoi Anita Take

Ti s’më flet, unë s’të flas e trishtuar
Që të dy rrimë larg zemëruar
Në çdo çast të kujtoj
E nuk mundem të harroj
Jam e lumtur kur të ëndërroj

Ti andej, unë këtej
Rrugët ndrrojmë
Shoku – shokun në sy s’e shikojmë
Por kujtoj një takim
Kur më the: shpirti im
Ti më ngjall gëzim dhe frymëzim

Harro çdo gjë që kaloj
Të dashuroj
Se kush ka faj e gjejmë lehtë pastaj
Oh me inat mos më rri
Qesh përsëri
Ti je e para dashuri

Është e kotë pse ta mbajmë zemërimin
Kur të dy ndjejmë thellë pendimin
Kot u zumë si fëmijë
Kam faj unë apo ti
Do ta them me këngë përsëri.

KËNGËN MUND TA DËGJONI DUKE KLIKUAR KËTU

——————-

Lexo edhe:

Anita Take, Kujtim Prodani & Sajmir Çili: Dikur kam njohur një turkeshë (teksti dhe kënga)

Dikur kam njohur një turkeshë
nga vend’ i largët n’Adana
me sy të zezë e vetlluzezë
e flokët lyer o me këna
pas saj çudirat i mendoja
çudirat rrugën merrnin vrap
këtë turkeshë tek e pushtoja
unë Anadollin o e bëja zap.

Buzëve rridhte një turqishte si gazel
ç’trim i bukur paske qenë çok gyzel
dhe më hidhte një vështrim me dufin e mallit
zëri saj o si burim që vërshon prej malit.

Po ku ta lija një lanete
një xhinde pylli një kaproll
ajo me not’o do të çante dete
e do më gjente larg der’në Anadoll
me ty s’do marr hakat e Krujës
ne jemi sot dy miq të mirë
porse dy zemra në gjoks nuk rrahin
unë s’i mbaj dot turkeshë dy dashuri…

E trilluar është o shokë kjo histori
ky frymëzim se si me erdhi nuk e di
atje larg në atë vend me kopshte lulëzuar
ju betohem ndonje vajzë nuk kam dashuruar…

TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI DUKE KLIKUAR KËTU

ObserverKult