Ti dhe unë, këndon Anjeza dhe Dreni. Ju ftojmë ta ndiqni:
Edhe kjo natë më është e gjatë,
të pres të vish në përqafim.
Ne jemi lot qe s’thahet kurrë,
tregim i bukur me dhimbje shumë.
Vetëm për ty frymoj në jetë,
netët e errëta ti m’i ndriçon.
Dëgjoje zemrën që rrah për ty,
ajo rrëfen për dashuri.
Ti dhe unë – një ëndërr pa fund,
një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.
Ti dhe unë – një shpresë e pa fund,
një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.
Ky film nis e s’përfundon,
aty je por nuk e sheh,
kaq pranë sot ti me ke
larg mos shko…
ObserverKult
——————
Lexo edhe:
Dren Abazi: Pa ty kjo natë ka vetëm terr (teksti dhe kënga)
—————————–
Kliko edhe:
AKTORËT “KËRCËNOJNË” EDI RAMËN: TË PRESIM DERI MË 31 GUSHT!
Aktorët e Teatrit Kombëtar i kërkojnë Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margariti rritjen e pagave, njësoj siç u veprua me Teatrin e Operas dhe Baletit dhe Asamblit Popullor.
Në një letër të 18 korrikut të firmosur edhe nga aktorët më në zë si Laert Vasili, Arben Derhemi, Elia Zaharia, Naun Shundi e Ndriçim Xhepa, vihet theksi te fakti që kjo trupë ka mbushur sallat e Teatrit para pandemisë dhe po i mbush sërish edhe tani pas pandemisë.
“Pra në mënyrën se si funksionon dhe si është ndërtuar sistemi i pagave, këto institucione janë vlerësuar gjithmonë brenda një kuadri ligjor. Në këtë rast, me ndërhyrjen e Këshillit të Ministrave, kjo gjë ndryshoi dhe TKOBAP kategorizohet në një system të ri pagash, kurse TK jo! E papranueshme! Ende nuk është dhënë një shpjegim publik për këtë”, thuhet në letrën drejtuar Edi Ramës dhe Margaritit.
Aktorët në fund theksojnë se do ta presin reagimin e qeverisë deri në 31 Gusht, më pas do të përshkallëzojnë qëndrimin e tyre.
Kliko për tekstin e plotë KETU