Anjeza Shahini & Dren Abazi: Ti dhe unë një ëndërr pa fund…(teksti dhe kënga)

Edhe kjo natë më është e gjatë,
të pres të vish në përqafim.

Ne jemi lot qe s’thahet kurrë,
tregim i bukur me dhimbje shumë.

Vetëm për ty frymoj në jetë,
netët e errëta ti m’i ndriçon.

Dëgjoje zemrën që rrah për ty,
ajo rrëfen për dashuri.

Ti dhe unë – një ëndërr pa fund,
një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.
Ti dhe unë – një shpresë e pa fund,
një diell qe s’perëndon – ti dhe unë.

Ky film nis e s’përfundon,
aty je por nuk e sheh,
kaq pranë sot ti me ke
larg mos shko…

LEXO EDHE: Dren Abazi: Pa ty kjo natë ka vetëm terr (teksti dhe kënga)