Anjeza Shahini & Endri Prifti: Eja e dashur ti këngën ma dëgjo(teksti dhe kënga)

Këtu në dritare, jo më nuk do të rri.
Dhe në stacion, jo më nuk do të pres.
Ja maji erdhi përsëri,
dhe mbi supe na ulet me dashuri.

Kjo ditë e kaltër të zgjoi këtë mëngjes,
po ç’të jetë vallë, çka zemra që m’troket.
Në është vesa, janë sytë e mi,
dhe në është këngë jemi unë e ti.

Eja, eja e dashur ti këngën ma dëgjo,
sot maji i qeshur na mbushi zemrat o.
Tek një blir a një mimozë, mbeti ëndrra e dashurisë,
eja, eja e dashur drejt lumturisë.

LEXO EDHE: Grupi 403: Një ditë do ta harrojë (teksti dhe kënga)