Anjeza Shahini: Nuk e di përse të dua (teksti dhe kënga)

Më shfaqesh në pasqyrë
gjithmonë tjetër fytyrë
kërkoj ta prek
ajo nuk flet
një copë kristal pa jetë.

A ndoshta si pëlqej
e do të më gënjej
sa dua që ti them se jam ajo.

Jo nuk të besoj
jam prapë ajo që isha dje
me një makiazh mos më genje
jo më mirë harro
ti je një maskë e pavertetë
ti frymë s’më fal ti nuk ke jetë.

Asgjë nuk të kërkoj
kam frikë se thyhesh ti
kam frikë unë të të prek
mos thyhemi te dy
akoma jo unë nuk e di
pse më shikon në sy
cfarë do të thotë
e se thotë dot
besom unë jam ajo.

Jo nuk të besoj
jam prapë ajo që isha dje
me një makiazh mos më gënje
jo më mirë harro
ti je një maskë e pavertetë
ti frymë s’më fal ti nuk ke jetë.

Nuk e di përse të dua
nuk e di pse të urrej
ti je vetja e ndryshuar
vetja ime s’më gënjen
kësaj nuk i besoj
jam ajo që isha dje
ky makiazh vec sytë mashtron
shpirti veten më se njeh.

jo nuk të besoj
jam prapë ajo që isha dje
me nje makiazh mos më gënje
nuk e di përse të dua
nuk e di pse të urrej
ti je vetja e ndryshuar
vetja ime s’më gënjen.

ObserverKult


Kliko këtu:

IRMA LIBOHOVA: UNË KAM NË TY GJITHË DASHURINË (TEKSTI DHE KËNGA)