Anjeza Shahini: Ty unë dua të harroj… (teksti dhe kënga)

Sot pas kaq kohësh
sytë lart i ngre
shoh në murin
e shtëpise së re.
Një kornizë ka ndryshuar
Ora jonë paska ndaluar…

Dhe pse ika unë
ty të desha shumë
Shkoi koha e gjatë
e ora mbeti pas
Dhoma ime e re
ka dhe një trofe
nuk më duhet sot
kur nuk jam atje…

Diku do shkoj,
pak verë të pi
lotët s’do më duken
se këtu bie shi.
Një sport po mësoj
nga një mik i ri
lojën do fitoj, e di
se ai s’je ti…

Dhe pse ika unë
ty të desha shumë
shkoi koha e gjatë
e ora mbeti pas
Dhoma ime e re
ka dhe një trofe
nuk më duhet sot
kur nuk jam atje…

Rrugën po vazhdoj
po këmbët pas më shkojnë
kujtimet hapat mi ndaloj
akrepat do lëvizë
murin do rrëzoj
por ty unë dua të harroj…