Në një anketë për World Survey, 60% e shqiptarëve të anketuar kanë thënë se nuk besojnë në jetën pas vdekjes.
Kjo është shifra më e lartë në të gjithë Europën, për qytetarët që nuk besojnë se pas vdekjes ka një jetë.
Pas Shqipërisë është Bullgaria, me 48% mosbesues. Të dy vendet, janë të vetmet me përqindjen më të vogël të besimit në jetën pas vdekjes, 23% Shqipëria dhe 25% Bullgaria.
19% e shqiptarëve janë përgjigjur me “nuk e di”.
Shqiptarët nuk besojnë në jetën pas vdekjes.
Kështu tregon anketa e World Survey. Me këtë rast 60% e shqiptarëve të anketuar janë përgjigjur me jo. Kjo është shifra më e lartë në të gjithë Europën, për qytetarët që nuk besojnë se pas vdekjes ka një jetë.
Pas Shqipërisë është Bullgaria. ajo shifrën e mosbesimit e arrinë me 48%. Të dy vendet, janë të vetmet me përqindjen më të vogël të besimit në jetën pas vdekjes. Shqipëria me 23% dhe Bullgaria me 25%.
19% e shqiptarëve janë përgjigjur me “nuk e di”.
Në vendet europiane, shifrat për besimin e jetës pas vdekjes luhaten nga 40 në 50% të popullsisë. Shifra më e lartë i përket Turqisë, ku 92% e qytetarëve të pyetur besojnë se pas vdekjes ka jetë. Anketa i përket periudhës 2017-2022.
Ndërkohë, në një tjetër anketë, të vitit 2020, mbi rëndësinë e fesë në shoqëri, pothuajse 50% e shqiptarëve e cilësonin si deri diku të rëndësishme, 24.4% shumë të rëndësishme, 16% jo shumë të rëndësishme.
Vendet europiane që besojnë në jetën përtej vdekjes (teori e lidhur me fenë) janë përgjithësisht negative për rëndësinë e fesë në jetën e tyre, përpos Turqisë dhe Greqisë, ku 77% dhe 63% e të anketuarëve, respektivisht, e konsiderojnë besimin fetar si shumë të rëndësishëm./gazetadita.al
ObserverKult
Lexo edhe: