Anna Frank: Njeriu mund të ndihet i vetmuar edhe kur është i dashur nga shumë njerëz

ObserverKult ua sjell disa thënie nga autorë të ndryshëm:

Shpirti i menduar prehet në vetmi. — Omar Khajam

Ata që e dënojnë njeriun me vetmi, nuk janë armiqtë, por miqtë e tij. – Milan Kundera

Urtësia arrihet në vetmi. – Inayat Khan

Kur vetmia bashkohet me shpirtrat e thjeshtë, i ndërlikon. – Viktor Hygo

Vetmia krijon ose njerëz të zgjuar ose budallenj. – Viktor Hygo

Vetmia është pavarësi. – Hermann Hesse

Natën në ëndrra, secili përfundon në një botë të ndarë. – Robert Herrick

Gjëja që na bën të jashtëzakonshëm, në qofshim të tillë, është po e njëjta gjë që na rrënjos vetminë. – Lorraine Hansberry

Mjerë ai që nuk është kurrë vetëm e që nuk e honeps dot vetminë. – Philip Gilbert Hamerton

Kush i përkushtohet vetmisë, shpejt gjendet i vetëm. – Johann Wolfgang Goethe

Sekreti i një pleqërie të mirë nuk është tjetër veçse një pakt i ndershëm me vetminë. – Gabriel García Márquez

Njeriu mund të ndihet i vetmuar edhe kur është i dashur nga shumë njerëz. – Anna Frank

Vetmia është dieta e shpirtit. – Francesco Algarotti

Vetmia nuk gjendet, krijohet. – Marguerite Duras

Ai që nuk është kurrë vetëm, nuk mund ta njohë vërtetë veten e vet. – Paulo Coelho

Vetëm njeriu i vetmuar e njeh plotësisht gëzimin e miqësisë. – Willa Cather

————————————————–

Lexo edhe: THËNIE NGA AJNSHTAJNI: KUSHDO QË S’KA BËRË ASNJË GABIM NUK KA PROVUAR ASGJË TË RE…

Janë dy mënyra për ta jetuar jetën. Njëra është të mendosh se asgjë nuk është një mrekulli. Tjetra është të mendosh se çdo gjë është një mrekulli.

Marrëzia: të bësh të njëjtën gjë përsëri dhe përsëri dhe të presësh rezultate të ndryshme.

Dy gjëra janë të pafund: universi dhe marrëzia njerëzore, por sa i përket universit kam ende dyshime.

Shpirtërat e mëdhenj kanë ndeshur gjithmonë kundërshtim të dhunshëm nga ana e mendjeve mediokre.

Vendose dorën mbi furrë për një minutë dhe të duket si një orë. Ulu pranë një vajze të bukur për një orë dhe të duket si një minutë. Ky është relativitet.

Është më mirë të jesh optimist kot më kot se të jesh pesimist pa arsye…