Anna Oxa i reagon ashpër jurisë: Analfabetë funksionalë…

Ishte Anna Oxa ajo që bëri hapjen e edicionit të 73-të të Festivalit të Sanremos. Kurioziteti rreth performancës së saj, por edhe për personin e saj, nuk ka bërë gjë tjetër veçse është rritur në këto ditë.

Fillimisht ishte vendimi për të mos dhënë intervista. Më pas mungesa e saj në tapetin e kuq. Mungesa në tapetin e kuq u shpjegua më pas në konferencën për shtyp. Arsyeja siç u shpjegua ishte se artistja nuk ishte mirë dhe se ndoshta kishte preferuar të shmangte të ftohtin.

Por, për fat të keq, kënga e saj nuk “u kuptua” dhe nuk u pëlqye nga gazetarët dhe janë ata që vendosin renditjen në dy episodet e para.

Anna ka rezultuar e fundit në renditje dhe kjo ka zemëruar këngëtaren. Ajo vendosi të shprehë gjithë zemërimin e saj përmes profileve të saj sociale.

Para se të ndante një mesazh drejtuar fansave dhe të gjithë atyre që e vlerësuan performancën e saj: “Kompania Oxarte dhe Anna Oxa falenderojnë publikun.

Dashuria juaj është shumë e fortë… Nuk do të mund t’u përgjigjemi të gjithëve. por ne ju përqafojmë dhe do të ju takojmë me datën 9.

Por mëngjesin e sotëm Anna Oxa dhe kompania Oxarte publikuan një tjetër deklaratë. Këtë herë e gjitha drejtuar anëtarëve të jurisë se nuk e kanë kuptuar tekstin pasi “analfabetizmi funksional” është i shfrenuar në Itali.

“Kompania Oxarte solidarizohet me ata që kanë luftuar për të kuptuar tekstin dhe/ose kuptimin “Sali (Canto dell’anima-këngë e shpirtit). Ndoshta për një tekst më pak i strukturuar në italisht është më i lehtë”, thuhet deklaratën e tyre në Facebook.

Dhe pastaj ja ku vjen këshilla: “Mund t’ju këshillojmë të ndiqeni nga ekspertë ose të dëgjoni diçka tjetër me struktura teksti brenda mundësive tuaja. Faleminderit për vëmendjen”./21Media

ObserverKult


Lexo edhe:

DY SHQIPTARË NË SANREMO 2023: KUSH DO TË PERFORMOJË ME ANNA OXAN?

Disa ditë para fillimit të Festivalit të Sanremos, u shfaqën emrat dhe këngët e mbrëmjes së dueteve.

Mes të gjithë protagonistëve të prezantuar, ishte padyshim ajo e Iljard Shabës kombinuar me të madhen Anna Oxa.

Një artist, shumë i njohur në botën e muzikës në Shqipëri, por më pak nga publiku jashtë kufijve.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult