
Filmi “Anora” triumfoi si më i miri në ceremoninë e 97-të të Academy Awards
Filmi fitoi 5 trofe për filmin më të mirë, montazhin, regjinë, skenarin origjinal dhe aktoren më të mirë (Mikey Madison).
Adrien Brody fitoi për herë të dytë si aktori më i mirë me “The Brutalist” i cili mori tre çmime. Kieran Culkin siguroi fitoren si aktori më i mirë jo protagonist për “A Real Pain”, ndërsa homologia e tij ishte Zoe Saldaña me rolin në “Emilia Perez”.
Lista e plotë e fituesve:
Filmi më i mirë: “Anora”
Aktorja më e mirë: Mikey Madison – “Anora”
Aktori më i mirë: Adrien Brody – “The Brutalist”
Aktorja më e mirë në rol dytësor: Zoe Saldaña – “Emilia Pérez”
Aktori më i mirë në rol dytësor: Kieran Culkin – “A Real Pain”
Regjisori më i mirë: Sean Baker – “Anora”
Filmi më i mirë ndërkombëtar: “I’m Still Here” – Brazil
Filmi më i mirë i animuar: “Flow”
Skenari më i mirë origjinal: “Anora” – Sean Baker
Skenari më i mirë i përshtatur: “Conclave” – Peter Straughan
Kënga origjinale më e mirë: “El Mal” – Emilia Pérez
Kolona zanore më e mirë: “The Brutalist”
Dokumentari më i mirë: “No Other Land”
Kostumografia më e mirë: “Wicked”
Grimi dhe stilimi: “The Substance”
Produksioni më i mirë: “Wicked”
Audioja më e mirë: “Dune: Part Two”
Montazhi më i mirë: “Anora”
Kinematografia më e mirë: “The Brutalist”
Efektet më të mira vizuale: “Dune: Part Two”
Filmi i shkurtër ‘live-action’: “I’m Not a Robot”
Filmi i shkurtër i animuar: “In the Shadow of the Cypress”
Dokumentari i shkurtër: “The Only Girl in the Orchestra”
ObserverKult
Lexo edhe:
A E DINI SE ÇFARË EFEKTI KA NJË ÇMIM “OSCAR” TEK AKTORËT FITUES?