
Ansambli Folklorik i Përmetit po merr pjesë në Festivalin Botëror të Folklorit, që zhvillohet në Itali, Francë dhe Monte Karlo.
Gjatë ditës së djeshme artistët përmetarë ishin të pranishëm në Sanremo, Itali, në paradën e parë të Festivalit Botëror të Folklorit.
Me kostumet tradicionale me vlera të rralla, vallen dhe këngën që identifikon përmetarët dhe jo vetëm, artistët po çojnë një copëz Shqipërie në Sanremo, Kanë dhe Monaco.
Gjatë ditëve të festivali ansambli pritet të prezantojë një program të pasur me valle dhe këngë popullore shqiptare, duke synuar promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare. Artistët përmetarë do të përcjellin me interpretimet e tyre traditën, kulturën dhe muzikën karakteristike përmetare.
Pjesëmarrja në këtë festival është një mundësi e shkëlqyer për të promovuar trashëgiminë kulturore shqiptare në skenën botërore, si dhe për të krijuar ura bashkëpunimi me grupe të tjera folklorike nga vende të ndryshme./tema
ObserverKult
Lexo edhe:






