Antun Gustav Matoš: Dekë për s’gjalli

Kam pasë zemër djemniet
Që dhém, e therrë aq fort
Kam pasë zemër, dhembshuniet
Kur më la, s’qava dot!

Isha thuejse i lumtun. Po nji natë
Në zemër sa nji det dhembjesh – një kanarinë
n’terr më gjet mu të ngratë
M’knoi m’i kry ni psherëtimë.

Ka nji vjet e disa ditë, përnatë t’lume
Me buri i knoj nji zoje shtojzovalle,
Me shpirtin e saj të përgjumun, kam me hedhun valle…
N’t’Bardhat Saraje gazmue
Në nji tregim me xhezdisje qesëndi
n’pluhun hâne si flori…

Por pramë – ufff!- ndaloi njajo pehrri
Dhe në gjoks m’ra si me bisht kometa
Natje dreqit t’zi shpirtin ia fala, vllazni
O po des, dekë â zemra jéme, shkreta.
—————————————
Përktheu: Halil MATOSHI
—————-

*Antun Gustav Matoš ishte një poet, autor i tregimeve të shkurta dhe udhëpërshkrimeve, gazetar dhe eseist kroat. Konsiderohet kampion i letërsisë moderniste kroate, duke hapur Kroacinë ndaj rrymave të modernizmit european. Leu më 13 qershor 1873, në Tovarnik, Kroaci dhe vdekun më 17 Mars 1914.

ObserverKult