Anulohet festivali “Rock & Metal United 2021”, shkaku- masat e reja të Qeverisë

Festivali tre-ditor “Rock and Metal United 2021” është anuluar për shkak të masave të reja të marra nga Qeveria, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit COVID-19.

Festivali ishte paraparë të mbahej në datat 27, 28 dhe 29 gusht në amfiteatrin e Gërmisë në Prishtinë.

“Me hyrjen në fuqi të masave të reja shtesë kundër përhapjes së Covid, me qëllimin e vetëm të ruajtjes së shëndetit publik, dhe duke i pasur parasysh kufizimet në orar, kufizimet në numrin e audiencës, distancën e detyrueshme, dhe gjithashtu numrin e vogël të personave të vaksinuar, na është pamundësuar mbajtja e festivalit”, është njoftuar në Facebook.

Ndërkaq, paratë e biletave që tashmë janë blerë mund t’iu rikthehen personave – në pikat e blerjes.

LEXO EDHE: Mbi 230 filma në festivalin DokuFest- sivjet edhe online edhe i hapur për publikun