Anulohet “Sundance Film Festival”

Anulohet festivali

“Sundance Film Festival”, i këtij viti ishte planifikuar për datat 20-30 janar si një ngjarje hibride. Aty pritej të mbledhshin shikues filmash nga e gjithë SHBA, vullnetarë dhe natyrisht, të famshëm të Hollywood-it.

Fansat dhe personazhet e famshëm të Hollywood-it që po planifikonin të merrnin pjesë në Festivalin e Filmit “Sundance” janë të dëshpëruar. Kjo sepse pos që ngjarja u anulua vetëm disa ditë më parë dhe tani ata do të dëmtohen edhe financiarisht.

Derisa festivali u anulua vetëm disa ditë para datës së përcaktuar, për shkak të shpërthimit të COVID-19, Six Page, ka mësuar se hotelet i rritën çmimet “çmendurisht”. Kësisoj çmimet varionin prej 3 mijë dollarë e më lart për disa dhoma dhe suita.

Për më tepër të njëjtat hotele nuk po japin rimbursime.

Dhe jo vetëm hotelet, por edhe organizatorët e “Sundance” nuk po ofrojnë rimbursime për njerëzit që kanë paguar për të marrë pjesë personalisht në eveniment.

Në vend të kësaj, pjesëmarrësit mund t’i dhurojnë paketat e tyre dikujt tjetër ose t’i kthejnë paratë e shpenzuara në një donacion të zbritshëm nga taksat për Institutin “Sundance”.

Kur flasim për hotelet, një shembull është “Auberge Resorts Collection”, i cili tarifonte 3 mijë 798 dollarë për natë për disa nga suitat dhe pagesat e rezervimeve janë të pakthyeshme. /rtklive.com

____________________

Lexo edhe:

ALBAN RAMOSAJ REAGON PAS FESTIVALIT TË KËNGËS, KA DISA FJALË PËR “JO-DASHAMIRËSIT”

Ndërsa Albani ka rrëmbyer çmimin e dytë dhe një dashuri e përzemërsi të madhe nga publiku i gjerë, ditë më parë ai ka vendosur të reagojë përmes një postimi në llogarinë e tij në “Instagram”.

Këngëtari i njohur ka shkruar gjatë për të falënderuar të gjithë mbështetësit e tij, u ka bërë një dedikim familjarëve të tij, si dhe ka ironizuar komentuesit negativë.

“Për dashamirësit e mi,

Pas një dite të gjatë pushimi kisha…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult