Këngëtarja, Anxhela Peristeri, tashmë ka mbaruar përgatitjet për paraqitjen e saj në Eurovision 2021, ku do të përfaqësojë shtetin e Shqipërisë.
Peristeri, ka bërë të ditur se nesër, më 20 maj, do të ngjitet në skenën e konkursit të muzikës, Eurovision.
Gjithashtu, ajo ka kërkuar ta votojnë dhe patjetër nuk ka munguar përkrahja e madhe nga të gjithë, ku është shprehur dukshëm në komente, në postimin e saj në Instagram.