Anxhela Peristeri mban provat e radhës për “Eurovision”

Anxhela Peristeri ka kryer me sukses provat në “Eurovision”.

Ka disa ditë që ekipi i Shqipërisë bashkë me Anxhela Peristerin kanë udhëtuar drejt Roterdamit.

Atje, këto ditë po mbahen provat para netëve finale të “Eurovision 2021”, e që Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela me këngën “Karma”.

Ajo ka publikuar disa fotografi të reja nga provat e radhës në program, ku vëmendje merr me veshjen, transmeton ‘rtklive’.

“Në skenë, aty ku i përket zemra ime”, shkruan Anxhela sipër fotografive.

LEXO EDHE: Anxhela Peristeri me interpretim të mahnitshëm në “PrePartyEsc”