Anxhela Peristeri: “Dua të përfaqësoj Greqinë në Eurovision…”

Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”. Ajo u pyet nëse e mendon sërish ta provojë një eksperiencë të tillë.

Anxhela u shpreh se është ende herët për këtë gjë por dëshiron që herës tjetër të përfaqësojë Greqinë. Anxhela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2021.

“Do përfaqësoja Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestrua nga një kompozitor grek, nuk ka pasur bisedime. Por do më pëlqente,”-tha ajo.

Peristeri ka folur gjithashtu edhe për jetën e saj private ku vetëm pak muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje shumëvjeçare me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.

Këngëtarja ka deklaruar se në shumë raste e ka ‘gënjyer’ publikun kur ka qenë e ftuar apo e pyetur për këtë temë, sepse ka dashur që ta ruajë për vete lidhjen e dashurisë.

Këngëtarja ka deklaruar se partneri i saj nuk është pjesë e showbiz-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh./revistaai


Lexo edhe:

ANXHELA PERISTERI: DHE JA KËSHTU MBAROI… (TEKSTI DHE KËNGA)

Dhe ja kështu
mbaroi këtu
ike pa fjalë
s’munda të t’ndal

Ndoshta më mirë
tani je i lirë
s’ka më kuptim
S’doje ti një premtim

Por koha ikën shpejt e di
si në ëndërr
e kur ta ndjesh se
ëndrra ty të mbaroi…

E kur ta ndjesh se do të rrish pak me mua
të kujtohesh sesa bota të dua
do trishtohesh
do mendosh ti se s’ke më jetë
E kur ta ndjesh se nuk jam më unë një hije
përkëdhelte shpinën tënde kur flije
do trishtohesh
do mendosh ti se nuk ke më jetë..

KËNGËN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult