Këngëtarja Anxhela Peristeri pranoi se ka pasur raste që ka blerë klikime për këngët e saj.
“Në disa raste konsiderohet edhe si strategji marketingu. Unë, në përgjithësi, nuk është se kam blerë klikime, ka ndodhur në 2-3 raste që i kam blerë. Po e them edhe publikisht, se nuk është se jam e vetmja, janë të gjithë këngëtarët që kanë blerë, jo vetëm unë”, ka theksuar Anxhela.
Më tej, këngëtarja arsyetoi blerjen e klikave.
“Duket sikur e shtyn këngën, e marketon. Nëse dikush e shikon këngën time me 300-400 klikime, bëhet më shumë kurioz sesa kur e sheh me 20 mijë. Domethënë është një tip strategjie marketingu. Mendoj se kemi qenë më të lumtur atëherë kur nuk ekzistonte fare YouTube”, tha këngëtarja e njohur.
ObserverKult
Kliko edhe:
FOTO: SI DUKESHIN FYTYRAT E ARISTOTELIT, HOMERIT DHE ALEKSANDRIT TË MADH?
lexo edhe:
ANXHELA PERISTERI: “DUA TË PËRFAQËSOJ GREQINË NË EUROVISION…”
Këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri ka folur për eksperiencën e saj në Eurovision. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Natë me Aulonën”. Ajo u pyet nëse e mendon sërish ta provojë një eksperiencë të tillë.
Anxhela u shpreh se është ende herët për këtë gjë por dëshiron që herës tjetër të përfaqësojë Greqinë. Anxhela përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision 2021.
“Do përfaqësoja Greqinë se e njoh kulturën dhe kam jetuar atje. Edhe pse kënga ime u orkestrua nga një kompozitor grek, nuk ka pasur bisedime. Por do më pëlqente,”-tha ajo.
Peristeri ka folur gjithashtu edhe për jetën e saj private ku vetëm pak muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje shumëvjeçare me partnerin e saj, emrin e të cilit nuk e ka bërë të ditur.
Tekstin e plotë e gjeni KETU
ObserverKult