Anxhela Peristeri ka kryer me sukses provat në “Eurovision”.
Ka disa ditë që ekipi i Shqipërisë bashkë me Anxhela Peristerin kanë udhëtuar drejt Roterdamit.
Atje, këto ditë po mbahen provat para netëve finale të “Eurovision 2021”, e që Shqipëria përfaqësohet nga Anxhela me këngën “Karma”.
Ajo ka publikuar disa fotografi të reja nga provat e radhës në program, ku vëmendje merr me veshjen, transmeton ‘rtklive’.
“Në skenë, aty ku i përket zemra ime”, shkruan Anxhela sipër fotografive.