Dhe ja kështu, mbaroi këtu
ike pa fjalë, s’munda të t’ndal’
Ndoshta më mirë, tani je i lirë,
s’ka më kuptim, s’doje ti një premtim.
Por koha ikën shpejt e di, si në ëndërr
e kur ta ndjesh se ëndrra ty të mbaroi…
E kur ta ndjesh se do të rrish pak me mua
të kujtohesh se sa bota do të dua
do trishtohesh, do mendosh ti se s’ke më jetë.
E kur ta ndjesh se nuk jam më unë një hije,
përkedhelte shpinën tënde kur flije,
do trishtohesh, do mendosh ti se nuk ke më jetë.
Tani e di, pa trupin tim,
mbete i shkretë, vetmia të vret.
Ndoshta më mirë, tani je i lirë,
s’ka më kuptim, s’doje ti një premtim.
Por koha ikën shpejt e di, si në ëndërr
e kur ta ndjesh se ëndrra ty të mbaroi…
E kur ta ndjesh se do të rrish pak me mua
të kujtohesh se sa bota do të dua
do trishtohesh, do mendosh ti se s’ke më jetë.
E kur ta ndjesh se nuk jam më unë një hije,
pëerkedhelte shpinën tënde kur flije,
do trishtohesh, do mendosh ti se nuk ke më jetë.