Këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri, ka prezantuar së fundmi klipin e plotë të këngës përfaqësuese në Eurovision.
Artistja, e cila fitoi edicionin e 59-të të Festivalit të RTSH-së, vjen e mrekullueshme në videoklipin e “Karma”.
Ajo bëri një paraqitje të mahnitshme, ndërsa u shfaq me vetëm dy veshje. Një fustan të gjatë të bardhë e një të tillë të kuq.
Projekti tashmë është lansuar në faqen zyrtare të ‘Eurovision Song Contest’, si një këngë që përfaqëson Shqipërinë në ‘Eurovision 2021’.
LEXO EDHE: ANXHELA PERISTERI SHPALLET FITUESE E FESTIVALIT TË 59-TË TË KËNGËS NË RTSH
Anxhela ndërkohë në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar ka lënë pas Sardi Strugën në vendin e dytë dhe Festina Mejzinin në të tretin.
Në fillim të muajit shkurt, janë publikuar tre skenarë për mënyrën se si mund të zhvillohet edicioni i sivjetmë i Eurovisionit për shkak të pandemisë.
Sidoqoftë, presim në vijim të shohim se si do realizohet në të vërtetë ky eveniment madhështor. /Telegrafi/