Anxhela Peristeri realizon provën e parë në Eurovision

Ajo ka kryer sot provën e parë në skenën e festivalit në Rotterdam të Holandës.

Këngëtarja bëri një paraqitje duke u shfaqur e vetme në skenë dhe interpretoi këngën me shumë pasion, transmeton ‘rtklive’.

Anxhela Peristeri ka zgjedhur një veshje në ngjyrë ari me kristale për paraqitjen e saj në festival, komentuesit e shumtë dhe ndjekës të Eurovisionit, e kanë cilësuar paraqitjen si diçka e zakonshme duke e vlerësuar vokalin e fuqishëm të saj.

Ajo garon me këngën ‘Karma’ e cila është në fund të sondazheve dhe basteve, duke i dhënë pak ose fare mundësi për të fituar këtë festival.

Ndryshe, Shqipëria do të garojë më 20 maj në skenën e Eurovisionit.

LEXO EDHE: Këngëtarja Anxhela Peristeri do ta përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në “Eurovision”.