Arapët e Polenës, një rit i rrallë i zonës së Polenës në Korçë vjen tashmë i dokumentuar në çdo etapë, duke nxjerrë në pah një shfaqje të veçantë popullore me zanafillë pagane që i ka mbijetuar kohës.
Ndonëse fillesa e tij humb në mjegullën e shekujve, simbolikat e lidhin me kultet. Riti i veçantë që përbën një trashëgimi të vyer shpirtërore të zonës, nuk është i dokumentuar me video, por rrok personazhe te ndryshme dhe shtresëzime kulturore.
Vetë termi arapë, nuk ka të bëjë me kulturën e lindjes së largët, se sa me vetë imazhin.
Një prej shpjegimeve që ka të bëjë me ritin që përfshin gjithë fshatin, është përzënia e dimrit.
Pos ne Polenë te Korçës, riti gjendet edhe në malësinë e Sharrit, në Maqedoninë e veriut, fshatrat e Greqisë në kufi me Shqipërinë e në Sardenjë, ndërsa Hungaria e ka regjistruar ne UNESCO. Në Shqipëri, udhëtimi i tij është ndërprerë disa herë.
Vetë realizimi i maskës përben një rit që me brezat mezi është ruajtur, duke përdorur lëkurën e kafshëve dikur material baze për shumëçka. Megjithë këtë, lajmi i mirë është se riti aplikohet nga të rinjtë, duke mos e rrezikuar. Në fund të studimit, kërkuesja shkencore, Jonida Sela ka botuar me Berkun, një katalog, që shërben si dëshmi dokumentare e shfaqjes së Polenës./news24