Filmi “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm në PriFest

Filmi i Aulona Selmanit “Si në vaj” do ta hap programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm.

PriFest lanson programin garues të filmave të Metrazhit të Mesëm duke prezantuar “Si në vaj” nga Aulona Selmani si film të parë të kësaj kategorie.

Filmi tregon historinë e Nadies, luajtur nga aktorja e mirënjohur, Ilire Vinca. Dikur një vejushë e re, Nadia vëzhgohet e kontrollohet vazhdimisht nga kunatat e saj rebele. Por pastaj shfaqet një autoportret nga e kaluara e saj që e vënë në pikëpyetje mënyrën e saj të jetesës.

Aulona Selmani, filmbërëse dhe aktore, u lind në Zvicër në 1997. Ajo kreu studimet baçelor në degën Film dhe TV në Universitetin e Prishtinës, dhe studimet master në degën e Filmit në Zürcher Hochschule der Künste në qershor 2023.

“Si në vaj” do ta ketë premierën ndërkombëtare në PriFest.

Programi i filmave të metrazhit të mesëm prezanton filma 25-60 minuta. PriFest është i vetmi festival i filmit në rajon që e ka këtë kategori.

Festivali Ndërkombëtar i Filmit, PriFest fillon me datë 12 shtator dhe mbyllet me 17 shtator./gazetaexpress

ObserverKult


Lexo edhe:

PAS SHUMË VITESH, RIKTHEHET ‘PRISHTINA JAZZ FESTIVAL’

Pas shumë vitesh pauzë, në kryeqytet rikthehet festivali i muzikës jazz, me artistë vendor e të huaj.

Nën patronatin e Komunës së Prishtinës, Drejtoria e Kulturës do t’ju prezantojë muzikantë të njohur nga bota e Jazz-it si: Brian Marsella, Kenny Wollesen, Trevor Dunn, Derya Türkan, Sara Decker, Jeroen Truyen, Billy Test, Nicolai Amrehn, Enver Muhamedi and Kamil Cenk.

Prishtina Jazz Orchestra do të performojë poashtu në festival me 18 anëtarë, me muzikantët më të mirë të Ballkanit si: Kiril Kuzmanov, Arian Randobrava, Ivan Ivanov, Arnau Garoffe, Ivan Yordanov, Todor Bakarijev, Trajče Velkov, Aleksandar Milanov, Rajkard Bardhi, Saško Nikolovski, Vladislav Mičev,Ilir Vorpsi, Nikola Ristevski, Ilir Bajri, Kiril Tufekćievski, Nesim Maxhuni dhe Armend Xhaferi.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult