Arben Duka: “Një zemër që s’ka forcën të urrejë, nuk ka fuqi as të dashurojë”

Arben Duka zëri ajër


Poezi nga Arben Duka

Një ndjenjë e re – që zemrën peshë ma mban,
sërish nga gjumi nesër do më zgjojë,
do të harroj çdo gjë që ne na ndan,
e atëherë çdo gjë do na bashkojë.

Kufijtë e ndarjes e të dashurisë,
si fije peri-krejt të holla janë,
ndaj dhe dilema rron mes njerëzisë,
kur të dy ndjenjat rriten pranë e pranë.

Dhe njëra-tjetrën natë e ditë ushqejnë,
në një mënyrë krejt të rastësishme,
sot njeri-tjetrin për vdekje urrejnë,
nesër shkrihen në puthje të magjishme.

Mes njëra-tjetrës kufi të saktë s’ka,
se zemra s’mund të ndahet me kufi,
kur ndez e shuan zjarre të mëdha,
kur rrit urrejtje edhe dashuri.

Nuk shkroi më kot poeti i lavdishëm:
“Urrejtja është zjarr’ i dashurisë,
tërmetet s’janë nga ‘to më të fuqishme,
të dyja tok-motor i njerëzisë.

Kaq kam mësuar unë nga kjo jetë,
jo thjesht për faktin se më la rinia,
po Bota krejt lëviz-në të vërtetë,
o nga urrejtja-o nga dashuria.

Dhe-për të tjerët-ndoshta mund të vlejë,
ajo që mbi të bardhë u shkrua me bojë:
“Një zemër që s’ka forcën të urrejë,
nuk ka fuqi as të dashurojë!

*Titulli i origjinalit: “Urrejtja dhe dashuria

ObserverKult


Lexo edhe:

VDEKJA TRAGJIKE E DJALIT TË ARBEN DUKËS, RRËFIMI I NËNËS: E DËRGUAM NË SHBA PASI NA E RRËMBYEN NJERËZIT E SALI BERISHËS

Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërroi jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.
Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin.

Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të fundit.
Pranvera Duka, e ka rrëfyer këtë ndjesi të të birit vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj…

Tekstin e plotë e gjeni KËTU