Peisazhi mahnitës i Pogradecit nuk kishte se si të mos linte gjurmë te Ardian Fezollari, i cili edhe pse ka mbaruar Akademinë e Policisë dhe ka specializuar në Shkencën e Kriminalistikës, për artdashësit njihet si mjeshtri pogradecar i peisazheve.
E tëra filloi në vitin 1994, pasi përfundoi studimet, kur Fezollari krahas punës së oficerit të policisë nisi përkushtimin për fotografinë duke marrë pjesë në ekspozita të ndryshme fotografike brenda dhe jashtë vendit.
Ndër tjerash Fezollari është autor i disa botimeve, kryesisht turistike, ku mund të dallojmë ato për Voskopojën e Pogradecin, por edhe i një sërë kalendarësh që lidhen me trashëgiminë kulturore.
Në vazhdim ObserverKult ju sjell në mini-ekspozitë me fotografitë e tij: