Ekspozitë në ObserverKult: Ardijana Binakaj, piktore (Foto)

Në rubrikën EXPO në ObserverKult, kemi zgjedhur për ta prezentuar me punimet e saj artistike, piktoren Ardijana Binakaj.

Ardijana Binakaj, lindi më 15 gusht 1998 në Deçan. Ajo ka shfaqur interes për artin që në moshën 9-vjeçare, kryesisht në vizatim dhe pikturë.

Ka përfunduar shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan dhe shkollën e mesme “Odhise Paskali” në Pejë. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Ardijana vazhdoi studimet në “Akademinë e Arteve” në Prishtinë, ku mbaroi degën e Pikturës dhe vazhdon në master për Vizatim-Ilustrim.

Që në moshë të re, u angazhua në art, duke zhvilluar vazhdimisht këtë krijimtari. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në ekspozita, koloni dhe projekte të ndryshme artistike.

Veprat e saj janë eksperimentale, përdor teknika mix media, duke kombinuar metoda dhe materiale tradicionale me ato më moderne dhe inovative. Ajo fillon nga teknikat klasike, si piktura dhe vizatimi, dhe i integron ato me media dhe teknika të reja artistike, si programe digjitale, instalacionet dhe teknologjitë vizuale me efekte.

Kjo qasje i mundëson asaj të krijojë vepra që janë të pasura në shprehje dhe të ndikojnë në perceptimin e shikuesit.

Ekspozitat në të cilat ka marrë pjesë:

2024, Koloni artistike në Tiranë

2024, Ekspozitë te Piramida

2023, Kolonia “Lugina Art” në Preshevë

2023, Ekspozitë”Lugina Art”në Bujanoc

2023, Ekspozitë ”17 vjet shtet” në Biblotekën Kombëtare, Prishtinë

2023, Ekspozitë “Promovimi i Trashëgimisë kulturore” në Pejë

2022, Stacioni –Qendra për Art Bashkëkohor, Programi After –A .Piknik dhe ekspozitë.

2022, Ekspozitë kolektive “Podi i Gështënjës”në Deçan

2021, Ekspozitë “Dritë në Shpirt”, në Biblotekën Kombëtare të Kosovës në Prishtinë

2021, pjesëmarrëse në ekspozitën e fundvitit të studentëve, në Fakultetin
e Arteve, në Prishtinë.

2020, Manifestim “Dita e Gështënjës në syrin e piktorit” në Deçan

2020, Ekspozita “Vija e Gjelbërt”- kurator Prof.Eshref Qahili, në Prishtinë

2020, pjesëmarrëse në ekspozitën e fundvitit të studentëve, në Fakultetin
e Arteve, në Prishtinë.

2019, pjesëmarrëse në ekspozitën e fundvitit të studentëve, në Fakultetin
e Arteve, në Prishtinë…

ObserverKult


Lexo edhe:

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: VJOLLCA AJETI- KOLLÇAKU, PIKTORE (FOTO)

EKSPOZITË NË OBSERVERKULT: ESHTREF BERISHA, PIKTOR (FOTO)