Ardian Trebicka: Eja se më zuri malli… (teksti dhe kënga)

Eja se më zuri mall, më zu malli,
për ato buzët e tua.
Thuama të lutem hapur,
a më do aq sa të dua?

Lulëkuqet, lulëkuqet janë si gjaku,
janë si rrobat e tua.
Thuama të lutëm hapur,
a më do aq sa të dua.

Je e vogël, je e vogël do të rritesh,
mos u rritsh aq shpejt pa mua.
Thuama të lutem hapur,
a më do aq sa të dua.


ARDIAN TREBICKA: TRËNDAFILE FLETËGJERË, EJA TË TË PUTH NJËHERË…(TEKSTI DHE KËNGA)

Intepreton Ardian Trebicka

Trëndafile fletëgjerë
Eja të të puth njëherë
Mori vashëza pa mëmë
Eja vemi ndë dhe tënë

Trëndafile fletëgjerë
Eja të të puth njëherë
Lule je, lule të thonë
Lule je për tënë zonë

Trëndafile faqekuqe
Eja merre një burbuqe
Eja verë e sillmë verë
Eja të të puth njëherë

Eja vashëzo me mua
Të të puth sa herë që dua
Lule je, lule të thonë
Lule je për tënë zonë.