Dashnia, nuk âsht’ dora jote mbi témen
Dashnia, nuk âsht’ dora jeme mbi tánden
…Që marrin e dhanë me u kapërthy n’kyçe puthjesh!
Dashnia, nuk âsht’ syni jem i perënduem n’tandin
As syni jot tue lindë dhimbshëm n’témin
…Qorr, si marrin e dhanë me u pjekë n‘çmendi terresh!
Dashnia, nuk âsht’ kur m‘thu se m’don, as kur nuk m‘thu
Dashnia, nuk âsht’ kur s t’them se t’du, as kur t‘them
…Si marrim n’thue n‘fjalë, përplasun heshtjesh buzë e gjuhë!
Dashnia, nuk âsht’ kur un’ s’muj me dit’ kur â natë, a kur â ditë
Dashnia, nuk âsht’ kur ti i mbyll shekujt për me m’i hap sytë
…si nji fmije t’rrudhun buzëqeshjesh, që ende pret me u le
…Dashnia nuk âsht’ nemë e bukur, as urim i shëmtuem!
Kur diell e han’ i ban dorzan, e veten ma premton
Kur han’ e diell i kthej përmys, e asgja nuk t’ premtoj
Dashnia, nuk âsht’ balli jem n’prehën tan’ harrue
Dashnia, nuk âsht’ fryma jote mbi barkun tem përvlue
…mas metaforash t’shoshojt, n’vorr t’poezisë tu u (l)shue!
Dashnia nuk âsht’…
Dashnia âsht’!
*Titulli i origjinalit: Baladë shkohëse
ObserverKult
Lexo edhe:
DASHNIA JEME PËR TY ASHT E PËRJETSHME…
Dashnia jeme për ty asht e përjetshme…nga Sue Johnston
Bashkëshorti jem i dashtun dhe unë ishim së bashku prej 46 vitesh. Çdo ditë të Shën Valentinit ishte ai vetë që më sillte lulet ma të bukura me një pusullë me pesë fjalë: “Dashnia jeme për ty, rritet”.
Katër fëmijë, katërdhetegjashtë buqeta dhe një jetë mbushë me dashuni, kjo ishte pasunia që më la kur ai vdiq para dy vitesh.
Të parin Shën Valentin e vetme mbas dhjetë muej që e kisha humbë, u shokova kur mora një buqetë të mrekullueshme adresue për mue nga John.
Fort e nervozueme me zemër të thyeme telefonova luleshitësin tuj i thanë që duhet t’i kishte prue gabim.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult