Dashnia jeme për ty asht e përjetshme…

sue johnston

Dashnia jeme për ty asht e përjetshme…nga Sue Johnston

Bashkëshorti jem i dashtun dhe unë ishim së bashku prej 46 vitesh. Çdo ditë të Shën Valentinit ishte ai vetë që më sillte lulet ma të bukura me një pusullë me pesë fjalë: “Dashnia jeme për ty, rritet”.
Katër fëmijë, katërdhetegjashtë buqeta dhe një jetë mbushë me dashuni, kjo ishte pasunia që më la kur ai vdiq para dy vitesh.

Të parin Shën Valentin e vetme mbas dhjetë muej që e kisha humbë, u shokova kur mora një buqetë të mrekullueshme adresue për mue nga John.
Fort e nervozueme me zemër të thyeme telefonova luleshitësin tuj i thanë që duhet t’i kishte prue gabim.

Luleshitësi më ktheu përgjigje: “Jo zonjë, nuk i kam prue gabim. Burri juej para se me vdekë ka pague për shumë vite dhe na ka kërkue me i garantu se këto buqeta do t’i sillnim dhuratë, çdo ditë të Shën Valentinit”.
Me zemër në fyt mbylla telefonin dhe lexova pusullën.
Thoshte: “Dashnia jeme për ty asht e përjetshme”.

Nga Sue Johnston
Përshtati në shqip Arjola Zadrima

Lexo edhe:

Luis Aragon: Nuk ekzistojnë dashni të lumtuna

Dashnija jeme e bukur
e shtrenjta dashnia jeme,
loti jem.
Unë të mbaj mrenda vedit si zog të plagosun
ndërsa ata pa e ditë na shohin tuj kalu,
dhe përsëritin fjalët që për ty i kam thurë,
e që për sytë e tu të mdhaj
kaq shpejt vdiqën.
Nuk ekzistojnë dashni të lumtuna…

Poezinë e plotë, përkthyer nga Arjola Zadrima e gjeni KETU

ObserverKult