Përpos që njihet si këngëtar dhe autor tekstesh, Ardit Gjebrea njihet edhe si producent i festivalit Kënga Magjike. Qysh në paraqitjen e tij të parë në Festivalin e RTSH-së ai shpërblehet me Çmimin e Parë.
Në vazhdim po ju sjellim videon dhe tekstin e këngës “Dimëroj” të interpretuar nga Ardit Gjebrea:
Kush i la yjet pa gjumë?
Kush u çmend’ e u bë lumë?
Kush e shkeli dashurinë?
Zemëroi dhe perëndinë!
Ku verove verën o?
Ku vjeshtove vjeshtën o?
as verova, as vjeshtova,
dimëroj siç dimërova!
Kur këndon kopeja n’male,
kur këndon burimi zallin,
të ka dashur dashuria,
të bekon dhe perendia!
Ku verove verën oo?
Ku vjeshtove vjeshtën oo?
as verova, as vjeshtova,
dimëroj siç dimërova!
E përgatiti: K. B.- ObserverKult
—————————————-
Lexo edhe:
ARDIT GJEBREA: JETO DHE JETËN TIME PO E DESHE… (TEKSTI DHE KËNGA)
Jeto dhe jetën time po e deshe,
Eja dhe merre, veç jeto.
Ata që s’duan dashurinë,
Nuk dinë seç është mirësia.
Tekstin e plotë mund ta ndiqni KËTU: